Sporti

Real Madrid fiton Superkupën e Spanjës, mposhtë në finale Athletic Billbaon

01/16/2022 21:25
nga:E K

Real Madrid ka shënuar fitore të madhe ndaj Athletic Billbaos.

“Los Blancos” kanë fituar me rezultat 2-0 në finalen e Superkupës së Spanjës, shkruan GazetaBlic Sport.

Golin e parë për Realin e realizoi Luka Modric në minutën e 38’të të takimit, kurse për të dyfishuar epërsinë u përkujdes, Benzema i cili shënoi nga pika e bardhë në minutën e 52’të të takimit.

Athletic Billbao pati rast të artë të kthehej në lojë pasi fitoi penallti në minutën e 87’të të takimit, kur edhe Militao u largua me karton të kuq, por Garcia nuk arriti ta mposhtë belgun, Courtois nga 11’metërshi.

/GazetaBlic Sport/