Sporti

Tifozët e Interit tallen keq me Bonuccin: Të lutem, a mund të futem?

01/16/2022 14:28
nga:L J

Skuadra e Interit sonte takohet me Atalantan në Bergamo.

Inter dhe Atalanta luajnë në kuadër të Serie A, me fillim nga ora 20:45, shkruan GazetaBlic Sport.

Tifozët e Interit të cilët do të përkrahin ekipin e tyre sonte kanë shpalosur një baner para stadiumit të Atalantas, ku tallen keq me Bonuccin.

“Ju lutem, a mund të hyj”, shkruhet në baner.

Ky shkrim lidhet me Bonuccin, pasi ky i fundit ishte bërë gati të futej në lojë në Superkupën e Italisë në minutën e 119’të, për të ekzektuar penalltitë – por goli i Sanchez ia pamundësoi një gjë të tillë…

/GazetaBlic Sport