Sporti

Shevchenko mund të marrë drejtimin e Kombëtares së Polonisë

01/15/2022 19:38
nga:E K

Aventura e Andriy Shevchenkos me Genoan ka përfunduar.

Ai është shkarkuar nga kjo pozitë pas rezultateve të dobëta, shkruan GazetaBlic Sport.

Ukrainasi mori postin e trajnerit në fillim të nëntorit dhe ka udhëhequr skuadrën në tre barazime dhe gjashtë humbje në ligë, me një fitore në Kupë.

Menjëherë pas shkarkimit nga skuadra italiane, tekniku ukrainas, po përflitet se mund të marrë drejtimin e Kombëtares së Polonisë.

Gazetari i njohur, Nicolo Schira, raporton se Kombëtarja e Polonisë po e monitoron situatën e ish yllit të Milan nga afër.

/GazetaBlic Sport/