Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se çështja e referendumit serb nuk ka nevojë për trajtim fare.
Mbajtja e referendumit kushtetues të një shteti tjetër, sipas tij, është e mbyllur para se të nisë, pasiqë është jo kushtetuese.
“Është praktikë e pa pranueshme ndërkombëtare, është praktikë e pa pranueshme ndërkombëtare, është praktikë në kundërshtim me relacionet e respektin që shtet sovrane tregojnë ndaj njëra-tjetrës. Rastin specifik referendumi i shtet fqinj, i Serbisë, që për të gjitha arsyet e mundshme destruktive e destabilizuese mohon integritetin territorial të Kosovës,” tha Abdixhiku në fjalën e tij në Kuvend.
Derisa qeveria sipas tij, shijon tensionin dhe përplasjen me faktorin ndërkombëtarë. I pari i LDK-së tha se mbetet e paqartë nevoja e kësaj seance dhe nxjerrja e një rezolute rekomanduese për Qeverinë.
“Prandaj kjo seancë ka kuptim vetëm si substancë, ka kuptim vetëm si formë dhe atë formë e fshehjes së kryeministrit për të marrë përgjegjësi, për çka është i thirrur dhe i zgjedhur. Për ta thënë më thjesht kryeministri nuk po guxon të marrë vendim, ka zgjedhur kuvendin në ndajë presionin e jashtëm ndaj tij.”


