Sporti

Tronditet tenisti i njohur, babai i tij ia kishte “zhdukur” 30 milionë dollarë

01/15/2022 08:59
nga:Mergim Rreci

Në numrin 3 të renditjes ATP dhe fitues i US Open në 2009, Juan Martín Del Potro po përballet me dramë jashtë fushës.

Argjentinasi, i prekur nga lëndimet vitet e fundit, aktualisht është i 754-ti në hierarkinë botërore dhe së fundmi ka mësuar se i janë grabitur rreth 30 milionë dollarë, më shumë se 26 milionë euro, nga babai i tij, i cili tashmë ka vdekur, përcjell GazetaBlic Sport.

Juan Martín duhet të ketë më shumë se tre milionë dollarë në bankë në këtë pikë. Janë shumë para, sigurisht, por ai mendoi se nuk do t’i duhej të punonte më në jetën e tij kur kuptoi fatkeqësinë që i kishte ndodhur.

Daniel Del Potro vdiq në vitin 2021 dhe u kujdes për financat e djalit të tij që në fillimet e karrierës së tij profesioniste, por një investim i gabuar, pa pëlqimin e tenistit, në plantacione soje do të ketë çuar në humbjen e parave të fituara nga Del Potro gjatë rrjedhës të karrierës së tij.