Sporti

Zyrtare: Behar Maliqi largohet nga Feronikeli

01/13/2022 20:59
nga:L J

Futbollisti i njohur kosovar, Behar Maliqi ka njoftuar për largimin e tij nga Feronikeli.

Maliqi me anë të një postimi ka njoftuarpër largimin e tij, shkruan GazetaBlic Sport.

Ai shpreson që klubi të tejkalojë krizën dhe të kthehen në majen e futbollit kosovar.

Ja njoftimi i tij (pa ndërhyrje):

“Nga sot nuk do të jem më pjesë e klubit FC FERONIKELI.
Falënderoi kryesinë, të gjithë trajnerët, dhe bashkëlojtarët dhe tifozët Tigrat e zi, për mbështetjen e dhënë.
Klubit i dëshiroj shumë sukses në vazhdim dhe shpresoj shumë që të kalojnë këtë krizë në të cilën gjenden dhe të kthehen aty ku e kanë vendin – në majenë e futbollit Kosovar”, ka shkruar Behar Maliqi.

/GazetaBlic Sport