Lajme

Vëllai i Ramiz Lladrovcit: Nuk do të jem më anëtar i PDK-së, as nuk do ta votoj më!

01/13/2022 20:32
nga:Genita C

Vëllai i kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci, Emri Lladrovci nuk do të jetë më pjesë e PDK-së, raporton GazetaBlic.

Këtë e ka zbuluar vet ai përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ku shkruan se nuk është më anëtar i PDK-së e as si votues.

Lladrovci nuk ka dhënë më shumë detaje rreth këtij vendimi.

POSTIMI I PLOTË

Nga sot nuk do te jem pjese aktive e asnje subjekti politik. Ju njoftoj qe nuk do te jem anetar as votues i PDK-se.

Kurdo qe do te vendosi te jem pjese aktive e ndonje partie te re politike do te ju njoftoj me kohe.Ju falenderoj te gjithve per besimin qe me keni dhene mua nder vite.

I juaji,
Emri Lladrovci