Trajneri i Brazilit, Tite thirri 26 lojtarë në kombëtaren e Brazilit, e cila do të përballet me dy ndeshje në kualifikueset për kualifikim në Kupën e Botës në Katar, kundër Ekuadorit dhe Paraguajit.
Ato do të jenë vetëm ndeshje për të përmbushur kalendarin, pasi Brazili tashmë është kualifikuar, përcjell GazetaBlic Sport.
Philippe Coutinho, i cili sapo ka nënshkruar për Aston Villan dhe Dani Alves, i cili shkoi te Barcelona, janë dy futbollistët në listën e kombëtares së Brazilit, pa Neymar i cili është i lënduar.
Këtu është lista e të ftuarve:
Portierë: Alisson, Ederson, Weverton.
Mbrojtës: Emerson Royal, Dani Alves, Alex Sandro, Alex Telles, Eder Militão, Gabriel Magalhães, Marquinhos, Thiago Silva.
Mesfushorët: Bruno Guimarães, Casemiro, Fabinho, Fred, Gerson, Everton Ribeiro, Lucas Paquetá, Philipe Coutinho.
Sulmuesit: Antony, Gabriel Barbosa, Gabriel Jesus, Matheus Cunha, Raphinha, Rodrygo, Vinicius Jr.
/GazetaBlic Sport/


