Sot zhvillohen dy ndeshje në Kupën e Italisë.
Milani do të luajë në raundin e parë eliminator të Kupës së Italisë ndaj Genoas, shkruan GazetaBlic Sport.
“Rossonerët” janë në një seri shumë të mirë të rezultateve dhe këtë seri do të tentojnë ta vazhdojnë edhe sonte në këtë kompeticion.
Ndeshja zhvillohet në ora 21:00 në “San Siro”.
Në anën tjetër, Napoli do të përballet me Fiorentinën në ora 18:00.
Skuadra e Amir Rrahmanit do të provojë kalimin tutje, por nuk do ta ketë aspak të lehtë ndaj “Violas”.
/GazetaBlic Sport/


