Sporti

Liverpool dhe Arsenal përballen sot në gjysmëfinalen e EFL Cup

01/13/2022 08:58
nga:Mergim Rreci

Liverpool dhe Arsenal do të përballen sonte në gjysmëfinalen e EFL Cup.

Të dy skuadrat do të duhej të luanin para një jave, por për shkak të rasteve me koronavirus tek skuadra e Klopp, ndeshja u shtye, shkruan GazetaBlic Sport.

Në gjysmëfinalen tjetër, Chelsea kaloi tutje pas dy fitoreve në dy takime ndaj Tottenham, andaj e ka siguruar finalen e madhe.

Në të dy skuadrat si tek Liverpool ashtu edhe tek Arsenal ka mungesa, me Eliot, Keita, Mane, Philips, Salah dhe Thiago që mungojnë tek “The Reds”.

Në anën tjetër, Aubameyang, Elneny, Partey dhe Pepe mungojnë tek Arsenal.

Ndeshja zhvillohet në ora 20:45.

/GazetaBlic Sport/