Sporti

Epike: Bonucci u bë gati të futej në lojë për të goditur penalltinë – Sanchez shënoi dhe prishi gjithçka, lojtari i Juventusit “shpërtheu” ndaj zyrtarit!

01/12/2022 23:47
nga:Lorik J

Skuadra e Interit ka fituar Superkupën e Italisë ndaj Juventusit me rezultatin 2:1, me Alexis Sanchez që ka shënuar gol në sekondat e fundit të ballafaqimit.

Sanchez shënoi në sekondat e fundit, teksa trajneri i Juventusit, Allegri po përgatitej të bënte zëvendësimin e fundit, shkruan GazetaBlic Sport.

Allegri ishte gati të inkuadronte në lojë Bonuccin, i cili do të ekzekutonte një nga penalltitë, por Sanchez prishi planet e tij.

Në fund, Bonucci u pa shumë i nervozuar pas golit të Sanchezit, sa që u pa duke u përleshur me një nga zyrtarët e ndeshjes.

Ja pamjet: