Sporti

Barcelona-Real Madrid, formacionet zyrtare

01/12/2022 18:12
nga:Lorik J

Skuadra e Real Madridit sonte takohet me Barcelonën në kuadër të gjysmëfinales së Superkupës së Spanjës.

Ndeshja luhet me fillim nga ora 20:00 në Riad të Arabisë Saudite, përcjell GazetaBlic Sport.

Mbrojtësi i Real Madridit, David Alaba nuk do të luajë në këtë ndeshje, kurse Ferran Torres starton nga minuta e parë për Barçën.

Më poshtë keni formacionet zyrtare:

Barcelona: Ter Stegen, Dani Alves, Araujo, Piqué, Jordi Alba, Busquets, Frenkie, Gavi, Ferran Torres, Luuk, & Dembélé.

Real Madrid: Courtois; Mendy, Nacho, Militão, Carvajal; Kroos, Casemiro, Modrić; Vinicius, Benzema, Asensio.

/GazetaBlic Sport