Një person është plagosur gjatë ditës së sotme, në Fushë Kosovë, raporton Gazeta Blic.
Personi i plagosur është dërguar për tretman mjekësor, teksa në vendngjarje përveç tyre kanë dalur edhe ekipet e Njësisë Speciale.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
Në një përgjigje për Gazeta Blic, Ahmeti ka bërë të ditur se lidhur me këtë rast jannë shoqëruar për në polici, tre persona, teksa i dyshuari kryesor është në kërkim.
“Sot rreth orës 14:00, policia ka marrë informacionin për një plagosje me arme zjarri në rrugën “Shefki Kuleta” në Fushë Kosovë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast një person është plagosur, dhe i njëti është dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me këtë rast janë shoqëruar në stacion policor tre persona, si dhe është identifikuar personi i dyshuar i cili është në kërkim nga ana e policisë. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, tha ndër të tjera zëdhënësja, Flora Ahmeti.