Sporti

Zyrtare: Steven Gerrard siguron shërbimet e një tjetër futbollisti të madh, mesfushori i njohur sot kryen testet tek Aston Villa

01/12/2022 12:27
nga:Mergim Rreci

Lucas Digne do të transferohet nga Everton tek Aston Villa.

Është arritur marrëveshja për tarifën prej 27 milionë euro, me kushtet personale që u dakorduan sot në mëngjes, njofton Fabrizio Romano, përcjell GazetaBlic Sport.

Digne tani po udhëton për në Birmingham dhe do t’i nënshtrohet testeve mjekësore sot.

Ky është një tjetër goditje e madhe për Gerrard pas transferimit të  Philippe Coutinho.