Milani njofton se portieri i tyre i dytë Ciprian Tatarușanu është rikuperuar nga COVID dhe do të kthehet në stërvitje sot.
35-vjeçari kishte rezultuar pozitiv në 3 janar, por testi i koronavirusit ishte negativ mëngjesin e sotëm, përcjell GazetaBlic Sport.
“AC Milan njofton se Ciprian Tătărușanu ka rezultuar negativ në testin për Covid-19. Lojtari është rikuperuar dhe do të kthehet në stërvitje me shokët e tij sot”, thuhet në deklaratën e kuqezinjve.
Tatarusanu humbi dy ndeshjet e para të vitit të Milanit dhe ka nëntë paraqitje në të gjitha garat këtë sezon.
Kuqezinjtë njoftuan dje se edhe Fikayo Tomori është shëruar nga COVID. Davide Calabria dhe Alessio Romagnoli mbeten jashtë fushës, por nuk janë lënduar dhe kuqezinjtë nuk kanë konfirmuar se dyshja ka rezultuar pozitive.
/GazetaBlic Sport/


