Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, ka shfuqizuar vendimet e nxjerra nga ish-kryeministrat Isa Mustafa dhe Avdullah Hoti, të ndërlidhura me Komisionin Qeveritar për Njohjen e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës, shkruan Gazeta Blic.
Leonora Selmani, nga anëtare e komisionit është emërzuar kryetare e komisionit. Ndërkaq, kryetarja e deritanishme e komisionit, Minire Begaj është caktuar anëtare e Komisionit Qeveritar.
Minire Begaj, të cilën Qeveria Kurti e largoi nga kryesimi i komisionit, ishte emëruar udhëheqëse e trupës përbërëse të komisionit nga qeverisja e Isa Mustafës më 2017.
Ndërkaq, qeverisja e udhëhequr nga Avdullah Hoti, më 7 dhjetor të vitit 2020, kishte ndrshuar dhe plotësuar vendimin e Qeverisë Mustafa. E kishte zëvendësuar një anëtar të emëruar nga Qeveria Mustafa.