Sporti

Bekim Maliqi vazhdon rritjen në futbollin kosovar, po shkëlqen me paraqitjet tek skuadra e Onix

01/12/2022 10:15
nga:Mergim Rreci

Bekim Maliqi, talenti që po vazhdon rritjen e madhe në futbollin kosovar.

Maliqi luan si mbrojtës i krahut të djathtë, teksa tani mbron ngjyrat e klubit të Onixut dhe po shijon sukseset e përbashkëta me skuadrën e tij.

Ai ka qenë pjesë e klubit të Llapit dhe Besës, por tashmë duket se ka gjetur formën maksimale.

Ai ka shkëlqyer me 6 asistime dhe 1 gola brenda edicionit vjeshtor të Ligës së Parë dhe është tashmë nën objektivin e skuadrave të ndryshme të futbollit kosovar.

“Jam shumë i lumtur për formën time të mirë që kam arritur tek skuadra e Onixit. Kam punuar shumë ndër vite dhe tentojë gjithmonë të bëjë më të mirën time kudo që jam. Synimet e mija rriten çdo ditë dhe natyrisht që synojë të jem lartë e më lartë”, tha Maliqi për ‘GazetaBlic Sport’.

Paraqitje të mira Maliqi kishte edhe sa ishte pjesë e Besës edicionin e kaluar, ku ishte në mesin e futbollistëve më të mirë.

/GazetaBlic Sport/