Mediat turke raportuan të martën se mbrojtësi ndërkombëtar Ahmet Çalik ka humbur jetën në një aksident trafiku mëngjesin e sotëm.
Sipas ekipeve të shpëtimit, 27-vjeçari ka vdekur në vend pasi makina e tij ka rrëshqitur në qytetin Hacılar në lagjen Gölbaşı, përcjell GazetaBlic Sport.
Ahmet Çalik e filloi karrierën e tij profesionale me Gençlerbirliği para se të vishte fanellat e Galatasaray-t, për tre sezone, pastaj Konyaspor.
Në lidhje me vdekjen e tij ka reaguar edhe sulmuesi kosovar, Zymer Bytyqi, i cili ishte edhe bashkëlojtar i tij.
“Prehu në paqu Ahmet Calik, ngushëllimet e mia shkojnë për të gjithë që kanë qenë të afërm me të, ne do ta ndjejmë mungesën tënde shoku im”, shkruajti Bytyqi.

/GazetaBlic Sport/


