Sporti

PSG apo Real Madrid, kjo është skuadra e preferuar nga Rudiger

01/11/2022 09:58
nga:Mergim Rreci

Antonio Rudiger është duke shkuar drejt largimit të lirë nga Chelsea.

Sipas Football London, ao do të preferonte t’i bashkohej Real Madridit në vend të Paris Saint-Germain, transmeton GazetaBlic Sport.

Klubi aktual i mbrojtësit gjerman ka një ofertë zgjatjeje në tavolinë, por kjo nuk i plotëson kërkesat e 28-vjeçarit dhe ai mbetet në një pozicion ku mund të diskutojë tashmë një marrëveshje me ndonjë klub të ri.

/GazetaBlic Sport/