Sporti

Ekskluzive: Ballkani “bombardon” në merkato, afër marrëveshjes me yllin e Partizanit!

01/10/2022 20:24
nga:Lorik J

Skuadra e Ballkanit po vazhdon me fazën përgatitore para se të fillojë sezoni pranveror në Superligën e Kosovës.

Pas marrëveshjes me trajnerin Ilir Daja, tashmë drejtuesit e Ballkanit kanë filluar të mendojnë edhe për përforcimin e skuadrës në afatin kalimtar të janarit.

Deri më tani tek skuadra e Ballkanit është transferuar vetëm Lumbardh Dellova, qendër-mbrojtësi i njohur kosovar.

Megjithatë, ‘GazetaBlic Sport’ mëson ekskluzivisht se Ballkani është shumë pranë transferimit të mbrojtësit të njohur shqiptar, Emiljano Musta.

Musta ishte pjesë e Partizanit të Tiranës në pjesën e parë të këtij edicioni, mirëpo siç duket ai tani do të kalojë në Superligën e Kosovës, ku do të ribashkohet me trajnerin Ilir Daja.

Musta luan në pozitën e mbrojtësit të majtë dhe është 29 vjeçar.

/GazetaBlic Sport