Sporti

Nuk ka mbaruar akoma, ministri australian ende mund t’a kthejë Djokovicin

01/10/2022 08:32
nga:E K

Gjyqtari i Gjykatës Federale Australiane, Anthony Kelly, vendosi sot të anulojë vendimin e Qeverisë dhe t’i japë vizë Novak Djokovicit në mënyrë që tenisti serb të lëvizë lirshëm nëpër Australi.

Megjithatë, ky nuk është fundi i kësaj sage ligjore. Pavarësisht nga vendimi i gjyqtarit Kelly, ministri i Emigracionit Alex Hawke ka të drejtë t’i revokojë vizën Djokovicit për arsye krejtësisht të ndryshme nga hera e parë, përcjell GazetaBlic Sport.

Zyrtarët e qeverisë thanë në gjykatë se pikërisht kjo mund të ndodhte dhe gjyqtarja Kelly u shpreh e pakënaqur për një zhvillim të tillë të mundshëm. Ai gjithashtu theksoi se më pas e gjithë historia do të kthehet në gjykatë ku do të diskutohet nëse Djokovic do të marrë një ndalim tre vjeçar për të hyrë në Australi, gjë që do të shoqërohej me një vendim të ri për pezullimin e vizave.

Historia është ndjekur nga e gjithë bota ditëve të fundit, e sidomos gjatë tetë orëve të fundit të marrjes në pyetje.

/GazetaBlic Sport/