Edhe pse kane kaluar gati dy muaj nga fitorja e zgjedhjeve përballë Arben Vitisë, Përparim Rama ende nuk ka arritur ta kompletoj ekipën e tij.
Megjithatë, nga LDK kanë gjetur “fajtorin” pse po vonohen me emërimin e drejtorëve.
Burime të afërta të Gazeta Blic me Përparim Ramën, kryetarin e ri të Prishtinës, kanë theksuar se ata i kanë gati emrat e drejtorëve, por po e presin PDK-në.
PDK e LDK më 5 janar kishin arritur marrëveshjen për bashkëqeverisje në Prishtinë, pikërisht ditën kur edhe u zgjodh kryesuesi i Kuvendit Komunal.
Partisë së drejtuar nga Memli Krasniqi do t’i takojnë 5 drejtori dhe nënkryetari.
Nga PDK nuk kanë dashur të flasin zyrtarisht as për emrat e drejtorëve e as për marrëveshjen e arritur me LDK-në.
Gazeta Blic ndërkaq i ka mësuar emrat e disa drejtorëve nga LDK.
Në mesin e tyre, janë edhe figura të larta të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Madje edhe ish-deputetë.Ali Hertica, Florian Dushi, Doruntinë Maloku, Izet Sadiku, Krenar Xhaferi dhe Fadil Aliu, janë emrat që LDK, është duke i diskutuar për t’i emëruar në udhëheqje të dikastereve në kuadër të Komunës së Prishtinës.
Këta emra janë negociuar mes kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama dhe atij të LDK-së, Lumir Abdixhiku.
As nga LDK askush nuk ka pranuar të flas zyrtarisht në lidhje me atë se kur pritet të emërohen drejtorët e rinj të Komunës së Prishtinës.
Përparim Rama e Shaqir Totaj gati dy muaj pasi fituan zgjedhjet “bllokohen” tek drejtorët