Sporti

U largua nga Trepça 89′, kjo pritet të jetë skuadra e re e Nikson Memës

01/09/2022 19:06
nga:Lorik J

Para dy ditësh, Nikson Mema njoftoi për largimin e tij nga skuadra e Trepçës 89′.

Futbollisti këmbëshpejtë ishte pjesë e Trepçës 89′ për gjysmësezonin e Ligës së Parë, megjithatë ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me klubin nga Mitrovica.

GazetaBlic Sport mëson se lojtari do të vazhdojë të qëndrojë në Ligën e Parë, por tashmë tek një skuadër tjetër.

Sipas të gjitha gjasave, Mema do të luajë tek skuadra e Vëllaznimit për pjesën e mbetur të sezonit.

Mema do të ndihmojë klubin nga Gjakova deri në fund të sezonit për të menduar pastaj për edicionin 2022/23.

/GazetaBlic Sport