Sporti

Pioli: Ky vit duhet të jetë vit i konfirmimit për Milan

01/09/2022 15:24
nga:E K

Milan ka arritur një fitore të madhe ndaj Venezias.

Rossonerët‘ arritën të marrin tre pikë të plota në udhëtim ndaj Venezias, duke i mposhtur këta të fundit me rezultat 0-3, shkruan GazetaBlic Sport.

Llogarinë e golave në këtë takim e hapi sulmuesi veteran, Zlatan Ibrahimovic i cili realizoi gol pas dy minutave lojë me asistimin e Leaos.

Në pjesën e dytë Milan shënoi edhe dy herë të tjera.

Realizatori i dy golave në 45 minutat e fundit të takimit ishte, Theo Hernandez.

Mbrojtësi francez fillimisht realizoi në minutën e 48’të, kurse në minutën e 59’të shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për Milanin duke mposhtur portierin, Romero nga pika e bardhë.

Pas ndeshjes Pioli ka folur për media.

“Duhet të jetë viti i konfirmimit për ne. Ne nuk fshihemi ky vit duhet të jetë viti ku do i përmirësojmë gabime. Ishte një lojë delikate, ne ishim të zotë për ta bërë më të thjeshtë se ç’mund të ishte”, tha ai për mikrofonat e Sky Sport.

/GazetaBlic Sport/