Lajme

14 pacientë me COVID të spitalizuar, kjo është gjendja e tyre

01/09/2022 11:42
nga:Gazeta Blic

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës janë të shtrirë janë 14 pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 25 të tjerë post-Covid.

Sipas njoftimit të ShsKUK-së, me oksigjeno-terapi janë 11 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive nuk ka të shtrirë asnjë pacient.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 9 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 22 pacientë post-covid

Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, nuk ka pacient

Spitali i Gjakovës, 2 pacientë

Spitali i Pejës, 5 pacientë

Spitali i Prizrenit, 1 pacient