Sporti

Ronaldo negocion me agjentin e tij, e ardhmja tek United në pikëpyetje

01/09/2022 09:01
nga:E K

Cristiano Ronaldo ka zhvilluar disa negociata me agjentin e tij, Jorge Mendes.

Ylli portugez po kalon aventurën e tij të dytë në ‘Old Trafford’, por kjo nuk po shkon njësoj mirë sikur shkoi edhe e para.

The Sun’ raporton se Cristiano Ronaldo është i pakënaqur me situatën në skuadër dhe ka biseduar me agjentin e tij, për të rishikuar të ardhmen e tij me Manchester United.

Sulmuesi ka frikë se rikthimi i tij mund të përfundojë shumë keq, nëse në skuadër nuk ka përmirësime.

Manchester United aktualisht janë në një pozitë jashtë zonës Champions dhe të pashpresë për titullin e kampionit në Premier League.

Taktikat e Ralf Rangnick nuk kanë bërë punë. Ronaldo thuhet se kërkon një trajner të ri në skuadër.