Lajme

Disa lagje të Prishtinës mbesin pa ujë të pijshëm

01/07/2022 14:42
nga:N M

Disa lagje në Prishtinë kanë mbetur pa ujë të pijshëm si pasojë e pëlcitjes së një gypi në lagjen “Lakrishte”.

Përmes një njoftimi kanë bërë të ditur se ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë në vendin e ngjarjes për të verifikuar dëmtimin e gypit AC fi 200 mm , i cili ka pëlcitë vetvetiu.

“Pa furnizim me ujë të pijshëm janë: Një pjesë e lagjes ” Dardania” , një pjesë e lagjes ” Lakrishte” , rruga ” Hazir Shala” në lagjen Kalabria deri te Kazerma ” Adem Jashari”. Ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit do e bëjnë të pamundurën që ta sanojnë sa më shpejt, por fillimi i sanimit do realizohet në momentin që largohen disa vetura të parkuara në vendin e dëmtimit, me ç’rast i kemi informuar organet gjegjëse. Do ju mbajmë të informuar më tej me rastin dhe ju falënderojmë për mirëkuptim”, thuhet në njoftim.

Rasti “Brezovica” kërkohet paraburgim ndaj tre personave