Lajme

Rasti “Karaçeva”- Arrestohet edhe një i dyshuar për bixhoz të paligjshëm

01/07/2022 09:47
nga:Genita C

Lidhur me rastin “Karaçeva”, pas zhvillimit të hetimeve të enjten është arrestuar edhe një person i dyshuar.

Policia ka njoftuar se arrestimi i të dysuarit nderlidhen me rastin e kazinove ilegale të hapur me 15 dhjetor 2021.

I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Hetimet në lidhje me rastin ‘organizim i skemave piramidale’ ende janë duke vazhduar.