Sipas mediave të ndryshme ndërkombëtare, qendërmbrojtësi gjerman, Niklas Sule, nga Bayern Munich, do të largohet pa asnjë kosto nga klubi në fund të sezonit.
Lojtari 26-vjeçar, i transferuar në 2017/18 nga Hoffenheim për 20 milionë euro, nuk ndihet i vlerësuar në shërbim të kolosit bavarez, ndaj marrëveshja për rinovimin e kontratës së tij është një realitet gjithnjë e më i largët, përcjell GazetaBlic Sport.
Chelsea, Newcastle dhe Milan janë paraqitur si kandidatë për të marrë gjermanin që këtë sezon ka 1472 minuta të shpërndara në 22 ndeshje për Bayern Munich.

/GazetaBlic Sport/


