Sporti

Protokolli i ri i rregullave në Serie A, klubet mund t’i humbin ndeshjet nëse nuk dalin në fushë

01/06/2022 17:48
nga:Mergim Rreci

Seria A ka miratuar një protokoll të ri për të trajtuar pandeminë.

Ndeshjet do të zhvillohen nëse ekipet kanë 13 lojtarë në dispozicion, përcjell GazetaBlic Sport.

Është i njëjti protokoll i pranishëm në ndeshjet e UEFA-s, ku duhet të luajnë skuadrat që kanë 13 lojtarë, mes tyre edhe një portier.

Klubet mund të thërrasin lojtarë nga skuadrat më të reja, me kusht që të kenë lindur përpara datës 31 dhjetor 2003 dhe të kenë rezultuar negativ të paktën 24 orë para ndeshjes.

Nëse ata kanë 13 ose më shumë lojtarë dhe nuk luajnë, atëherë humbin automatikisht 3-0.

/GazetaBlic Sport/