Sporti

Këta tre super lojtarë mund të largohen nga Drita!

01/06/2022 13:44
nga:Lorik J

Merkato e dimrit në futbollin kosovar nuk është edhe aq aktive, siç di të jetë ajo e verës.

Tek klubi i Dritës akoma nuk kemi parë lëvizje zyrtare të ndonjë afrimi, apo largimi.

Burime të ‘GazetaBlic Sport’ mësojnë se tre lojtarë të ekipit të Dritës mund të largohen nga “Intelektualët” në këtë merkato.

Betim Haxhimusa, Astrit Fazliu dhe Erion Vucaj janë lojtarët që mund të largohen nga ekipi i Dritës në këtë afat kalimtar, pasi nuk janë në planet e trajnerit Nuhiu.

Megjithatë, akoma nuk ka asgjë zyrtare dhe në rast se nuk arrihet marrëveshja për largimin e tyre, ata do të mbesin tek skuadra e Nuhiut deri në fund të stinorit.

/GazetaBlic Sport/