Lajme

“Përparim Rama kryetar nën hije i PDK-së. Urime Prishtinë!”

01/05/2022 10:33
nga:N M

Ilir Kërçeli këshilltari i kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjuca ka ironizuar me takimet e mbrëmshme dhe marrëveshjen në mes LDK-së dhe PDK-së në komunën e Prishtinës.

“Përparim Rama kryetar nën hije i PDK-së. Urime Prishtinë”, ka shkruar Kërçeli në rrjetin social Facebook

Reagimi i tij vjen pasi mbrëmë u raportua se PDK ka kërkuar nga Rama nënkryetarin dhe pesë drejtori.

Fillon mbledhja e Kuvendit Komunal në Prishtinë, prezente të gjitha partitë