Gjilani ka njoftuar se do të fillojnë se fazën përgatitore për stinorin pranveror të kampionatit 2021/22 do ta nis më datë 05 janar.
Skuadra do të paraqitet në stadiumin ndihmës me bari sintetik me fillim nga ora 13:00. Seanca e parë stërvitore do të jetë e hapur për mediat dhe publikun, njofton klubi, përcjell GazetaBlic Sport.
Fazën përgatitore skuadra do ta vijojë më 10 janar në Kompleksin “Tropikal” në Durrës, ndërsa më pas do të udhëtojë drejt Antalisë në Turqi, me ç’rast do qëndrojë për dy javë për ta mbyllur fazën.



