Showtime

Sheila Haxhiraj dhe Kledi Hysa e nisin vitin bashkë!

01/04/2022 15:26
nga:G C

Sheila Haxhiraj një nga këngëtaret e njohura e cila ka marrë pjesë në Big Brother, ditën e djeshme ka zgjedhur që në rrjetin e saj social Instagram t’i japi përgjigje çdo pyetjeje që kanë fansat dhe personat që e mbështesin.

E pyetur nga ndjekësat se me kë e ka pirë kafen e parë të vitit 2022, Sheila është përgjigjur duke bërë tag njërin nga ish-banorët e Big Brother, Kledi Hysa. Ky i fundit e ka ripostuar foton pa shtuar asgjë.

Në fakt këngëtarja dhe Kledi janë përfolur shumë pas daljes nga Big Brother pasi janë parë shpeshherë në praninë e njëri-tjetrit dhe shumë prej ndjekësve kanë dyshime mbi raportin e tyre.

Edhe pse të fotografuar më shumë se një herë bashkë dyshja ende nuk ka konfirmuar diçka në lidhje me raportin e tyre, por modeli ka qenë ai i cili para disa kohësh konfirmoi në një intervistë se ishte i lidhur por pa treguar se kush është partnerja e tij.

Gjithashtu këngëtarja ka treguar mbi marrëdhëniet e mira që ajo ka me ish-banorët jashtë shtëpisë së Big Brother si PM, Fifi dhe Semi. E pyetur mbi finalistët e reality-showt ajo ka përmendur emrat e Ilirit, Donaldit, Arjolës, Einxhell dhe Beniadës, e mes këtyre 5 emrave për Sheilën fituesi do të jetë Ilir Shaqiri.

“Nuk del sonte”, menaxhari i Dj Dagz thotë se e priste puthjen me Einxhel