Showtime

“Nuk del sonte”, menaxhari i Dj Dagz thotë se e priste puthjen me Einxhel

01/04/2022 13:32
nga:G C

Në spektaklin e 2 janarit Iliri u zgjedh i preferuari i publikut.

Iliri Shaqiri si i preferuari i publikut bëri zgjedhjen e tij dhe dërgoi në nominim Dj Dagzin, shkruan GazetaBlic.

Bashkë me Dagzin në nominim është edhe Sarah Berisha dhe njëri prej tyre do të largohet sonte nga shtëpia e “Big Brother Vip”.

Menaxheri i Dj Dagz, Valon Sulejmani është kontakuar nga GazetaBlic dhe ka mohuar kategorikisht daljen e tij sonte nga shtëpia.

“Jo nuk del sonte”, tha Sulejmani.

Puthja e Einxhel me DJ Dagz është përfolur gjatë jo vetëm nga publiku, por edhe nga banorët.

Këtë puthje e ka komentuar edhe menaxheri i Dagzit ku u shpreh se e kanë pritur gjatë këtë ditë dhe kjo romancë e tyre e krijuar brenda shtëpisë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Në anën tjetër, Valon Sulejmani e sheh Arbërin si një finalist i shtëpisë më të famshme.

“Mendoj se Dj Dagz do të shkon deri në finale”, shtoi tutje Valon Sulejmani./GazetaBlic/