Lajme

Aksidentohen tri vetura në Prishtinë

01/03/2022 18:49
nga:L J

Një aksident trafiku mes tri automjeteve ka ndodhur para pak çastesh tek “Bulevardi Dëshmorët e Kombit”.

Sipas pamjeve të siguruara nga lajmi.net, vetura e parë ka frenuar e para, ndërsa dy të tjerat e kanë goditur nga pas.

Dëshmitari ka bërë të ditur se vetura e parë kishte frenuar për shkak se disa këmbësorë kanë kaluar rrugën me shpejtësi.

Në vendin e ngjarjes nuk ka arritur ende Policia e Kosovës.