Thomas Tuchel nuk e ftoi sot Romelu Lukakun në ekip në përballjen me Liverpoolin e cila përfundoi me rezultat të barabartë 2-2.
Belgu kishte deklaruar se nuk është i lumtur në Chelsea dhe me sistemin e lojës së gjermanit, Tuchel, dhe kjo deklaratë duket se bëri që ai të mos thirret në derbin anglez, shkruan GazetaBlic Sport.
Megjithatë, gjermani Tuchel pas ndeshjes me Liverpoolin i pyetur për Lukakun tha se gjithmonë ka vend për të përmirësuar gabimet, dhe këto diskutime do t’i bëjnë jashtë syve të publikut.
“Ai është lojtar i yni, ka gjithmonë vend për t’i përmirësuar gabimet. Ne do të sqarohemi pas ‘dyerëve të mbyllura’. Kur Romelu t’i kuptojë vendimet e tona, atëherë ai do kthehet në ekip”, tha Tuchel për Sky Sports.
Chelsea manager Tuchel confirms he’ll meet Lukaku: “He's our player, there is always a way back. We will clear this behind closed doors. Once we have made a decision, once Romelu knows, you will maybe know [when he’ll be back]”, he told @SkySports. ? #CFC
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 2, 2022
/GazetaBlic Sport/


