Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka komentuar paraqitjen e Treshi Përsheshi Junior.
Ahmeti tha se u befasua për të mirë, pasi tregoi se kishte menduar se djemt e aktorëve kanë dashur vetëm të përfitojnë nga emri i prindërve të tyre.
Ai shtoi se këto skeçe e kthyen në humorin e thjeshtë të skeqeve në kohërat e vështira.
” Skeçet për mua ishin një kërkesë për kthim në normale. Tre djem të ri të rritur në teknologji e botë të shpejtë e Covid etj etj disa kërkuan një kthim në një botë normale edhe pse në kohë të okupimit. Na kthyen në humorin e thjeshtë të skeqeve që na mbante gjallë. Ne të mirën e kohlve të vështira”, shkroi Ahmeti.
Postimi i plotë:
Nuk pata pritje prej Treshi Përsheshi shumë. Mendova se djemt e aktorëve tonë kanë bo skeqe të reja dhe kanë mendu thjeshtë me përfitu prej emrit të prindve (jo me të keq).
Por pata një befasi të madhe. Ripërsëritja e skeqeve apo kopjimi i origjinaleve më dha ndjenjë jashtëzakonisht të mirë në disa nivele.


