Para pak minutave ka ndodhur një vetaksident me fatalitet në Sallagrazhdë të Suharekës.
Si pasojë e aksidentit një 14 vjeçar ka humbur jetën, kurse dy persona të tjerë janë lënduar, shkruan GazetaBlic.
Personat e lënduar janë dërguar në emergjencë. Në vendin ku ka ndodhur ngjarja ndodhen Policia dhe zjarrëfikësit.
Lajmin për vdekjen e një personit 14 vjeçar dhe lëndimin e dy të tjerëve e ka konfirmuar zëdhënësi policor, Shaban Osmanollaj.
“Po në një lagje të Sallagrazhdës, në rrugën lokale për Mushtisht ka ndodhur një vetaksident ku ka humbur jetën një 14 vjeçar dhe kanë mbetur të lënduar 2 persona.
Personat e lenduar janë derguar në emergjencë”, ka thënë zëdhënesi i Policisë në Prizren, Shaban Osmanollaj për ‘GazetaBlic’.


