Lajme

“Ton atë bukuroshe e ke lon vetëm”, komenti epik i qytetares që e kritikoi Ramën që po punon edhe për Vit të Ri

01/01/2022 22:00
nga:Gazeta Blic

Një qytetare i ka bërë një koment epik kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, i cili vizitoi QKUK-në për Vitin e Ri.

Ajo i tha se pse e ka lënë gruan e tij vetëm, të cilën ajo e quajti ‘bukuroshe’.

‘Pse s’je shku te nusja, ton atë bukuroshe e ke lon vetëm”, i thotë ajo.

Ndërsa, Rama i thotë se ‘tash e kam një bukuroshe edhe më të mirë, Prishtinë’, ndërsa fillojnë të qeshurat.