Observatori i futbollit CIES, i specializuar në analizimin e statistikave apo i njohur ndryshe si ‘CIES Football Observatory’ ka bërë një përmbledhje vjetore, ku ka paraqitur 11-shet më të mira për secilën nga pesë ligat kryesore evropiane.
Lojtarët u zgjodhën sipas Indeksit të Performancës CIES të mundësuar nga të dhënat e kompanisë së mirënjohur Opta.
Vetëm futbollistët që kanë luajtur për të paktën nga 900 minuta në ligën vendase që nga fillimi i sezonit 2021/22 u përfshinë në formacion.
Dhjetë nga njëmbëdhjetë lojtarët në 11-shen më të mirë të Ligës Premier janë nga Manchester City dhe Liverpooli, ndërsa nga Chelsea vjen vetëm një lojtar.
Në Spanjë, gjejmë gjashtë lojtarë që vijnë nga Real Madridi, tre lojëtarë nga Sevilla dhe nga një lojtarë nga Barcelona dhe Real Betis.
Vetëm tre klube përfaqësohen në 11-ten më të mirë të Bundesliga: Bayerni me shtatë 7 lojtarë, Borussia Dortmund me 3 lojtarë dhe Bayer Leverkusen më vetëm një lojtar.
11-shja më e mirë e Ligue 1 franceze përfshin lojtarë nga një numër rekord prej gjashtë klubesh: Paris St-Germain me 4 lojtarë, Olympique de Marseille me tre lojtarë, si dhe Montpellier, Lens, Rennes dhe Brest me nga një lojtar.
Së fundi, në Itali, Interi është klubi më i përfaqësuar me 4 lojtarë, përpara rivalëve të Milanit dhe Napolit me nga tre lojtarë dhe Sassuolos me një lojtarë.


