Lajme

Shqipëria nis mandatin dyvjeçar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

01/01/2022 12:17
nga:Genita C

Duke nisur prej ditës së sotme, Shqipëria do të nisë mandatin dyvjeçar në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Shqipëria është zgjedhur për herë të parë anëtar jo i përhershëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për periudhën kohore 2022-2023. Këtë e bëri të ditur ministrja e Jashtme e Shqipërisë Olta Xhaçka, përmes një postimi në Facebook.

“1 janari 2022 shënon fillimin e mandatit të Shqipërisë, si anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Për herë të parë, 66 vjet pas anëtarësimit në OKB, Shqipëria ulet në tryezën më të lartë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin”, ka shkruar Xhaçka në Facebook.

Sipas Xhaçkës kjo është një përgjegjësi por edhe një mundësi e madhe për Shqipërinë për të lënë gjurmë në arenën ndërkombëtare.