Lajme

Policia aksion për zbatimin e masave në Prizren, gjobiten 45 persona

12/31/2021 15:16
nga:M K

Policia e Kosovës në Prizren ka bërë një aksion lidhur me zbatimin e masave anti-Covid në qendra tregtare, sheshe dhe lokacione të tjera në këtë komunë.

Policia njofton se në tri lokale janë shqiptuar gjoba ndaj 45 personave për mos respektim të masave kundër Covid-19.

“Gjate kryerjes se detyrës zyrtare, angazhimet policore në zbatim të masave anti covid-19 në qendrat tregtare, sheshe dhe lokacionet tjera në komunën e Prizrenit, Konkretisht në tri lokalet ( dy lokale Shisha Bar dhe një kafiteri), janë hasur duke punuar në kundërshtim me vendimin e Qeverisë e ligjin anti Covid -19 janë shqiptuar 45 gjoba personit juridik dhe ndaj personave që kanë qenë në këto lokale. e qe nuk i kanë respektuar keto masa në bazë të ligjit 07/L-006”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Më datat 30/31 dhjetor 2021, duke u bazuar ne Vendimet e Qeverise së Republikës së Kosovës (masat mbrojtëse kundër Virusit Covid 19), Drejtoria rajonale e policisë në Prizren, ka zhvilluar aktivitete në parandalimin dhe respektimin e masave kundër Covid-19.

Gjate kryerjes se detyrës zyrtare, angazhimet policore në zbatim të masave anti covid-19 në qendrat tregtare, sheshe dhe lokacionet tjera në komunën e Prizrenit, Konkretisht në tri lokalet ( dy lokale Shisha Bar dhe një kafiteri), janë hasur duke punuar në kundërshtim me vendimin e Qeverisë e ligjin anti Covid -19 janë shqiptuar 45 gjoba personit juridik dhe ndaj personave që kanë qenë në këto lokale. e qe nuk i kanë respektuar keto masa në bazë të ligjit 07/L-006.