Në dy raunde ka dështuar zgjedhja e kryesuesit të kuvendit komunal të Podujevës.
Kandidat për kryesues në këto raunde ka qenë vetëm Adelina Stublla nga Lëvizja Vetëvendosje.
Në raundin e parë kanë votuar 15 anëtarë të kuveëndit, nga ku 13 kanë votuar pro, një kundër dhe një abstenim.
Edhe raundi i dytë ka shkuar njëjtë, pra nga 15 vota, 13 pro, një kundër dhe një e pavlefshme.
Kuvendi ka shkuar në pauzë dhe pas saj pritet të zhvillohet edhe raundi i tretë.


