Sporti

Myrto Uzuni flet për ‘GazetaBlic Sport’: Ka qenë viti më i mirë i karrierës time, i lumtur që jam në mesin e emrave si Lewandowski e Haaland

01/01/2022 20:38
nga:Mergim Rreci

Myrto Uzuni ka shkëlqyer në këtë vit me paraqitjet e tij. Mesfushori shqiptar ka pasur 365 ditë të mbushura me suksese, suksese këto që ndikuan në rritjen e madhe të vlerës së tij.

Sulmuesi shqiptar është shpallur lojtari më i mirë i vitit 2021 për kampionatin hungarez, shkruan GazetaBlic Sport.

Media “Csafoci.hu” ka organizuar për herë të shtatë ndarjen e çmimeve për protagonistët e vitit në futboll, ndërsa votimet janë kryer nga presidentët apo drejtorët e vetë klubeve të kampionatit ku Uzuni luan. Katër nga 12 votuesit kanë përzgjedhur emrin e lojtarit të Kombëtares kuqezi si më të mirin e vitit, duke bërë që të jetë pikërisht 26-vjeçari nga Berati fituesi i këtij çmimi.

Një vlerësim i madh ky për Myrto Uzunin, që po kalon formën më të mirë në karrierë. Ai kishte paraqitje të mira edhe me kombëtaren e Shqipërisë, duke qenë njëri ndër futbollistët kryesor tek kuqezinjtë.

Në total, Uzuni ka shënuar 34 gola në 56 ndeshje dhe është aktualisht edhe sulmuesi shqiptar që ka luajtur më shumë në vitin 2021.

26-vjeçari ka vendosur edhe një rekord pasi ka shënuar në çdo kompeticion të mundshëm: Kampionat, Kupën e Hungarisë, kualifikueset e Ligës së kampioneve, në Ligën e Europës, si edhe në ndeshjet e Kombëtares.

Në një prononcim ekskluziv për GazetaBlic Sport, ai tha se ka qenë viti më i mirë i karrierës së tij dhe se është shumë i lumtur për këtë gjë.

Ka qenë viti më i mirë i karrierës time. Brenda këtij viti kam arritur të luajë në Ligën e Kampionëve dhe në Europa League, gjë që për mua është një hap i madh“, tha fillimisht ai.

Më pas ai tha se ndjehet shumë i lumtur që është nderuar me çmimin e futbollistit më të mirë në Hungari dhe për faktin se ai është në mesin e emrave të mëdhenjë siç janë Lewandowski e Haaland.

Jam shumë i lumtur që u zgjodha lojtar i vitit në Hungari, kjo më frymëzon për suksese tjera. Kam shënuar 21 gola në këto 6 muaj, renditem në 5 top golashënuesit më të mirë në botë, me emra si Lewandowski e Haaland“, përfundoi Uzuni për GazetaBlic Sport.

Burime të gazetës pranë lojtarit kanë mësuar poashtu se ka shumë oferta të ndryshme nga e gjithë Evropa në drejtim të tij, por ai është duke i shqyrtuar të gjitha dhe mbetet se cili do të jetë hapi i tij i radhës.

Normalisht se pas paraqitjeve të tij të mira me ekipin ku luan, disa nga skuadrat nuk kanë nguruar të shprehin interesim për shërbimet e lojtarit.

Mbetet të shihet se në cilin nga pesë kampionatet e mëdha evropiane do ta shohim super futbollistin kosovar në të ardhmen e afërt.

/GazetaBlic Sport/