Sporti

Refuzohet nga Federata Botërore ‘protesta’ e Krasniqit, Boesel mbetet fitues i meçit

12/28/2021 19:03
nga:Lorik J

Presidenti i Federatës Botërore IBO, Ed Levine ka refuzuar kërkesën e boksierit kosovar, Robin Krasniqi.

Krasniqi mori titullin e kampionit të botës vitin e kaluar, pasi nokautoi Dominic Boesel, mirëpo këtë tetor e humbi në revansh, ku gjyqtarët e shpallen fitues gjermanin.

Ishin votat e Frank Michael Maass 115-114 dhe Marco Morales 112-116 që i dhanë fitoren Boesel, derisa vetëm Karoline Peutz mendoi se fitorja i takonte Krasniqit 114-115.

Këtë humbje nuk e pranoi assesi Krasniqi që me agjentin Luan Dreshaj e rivlerësuan metçin përmes pesë profesionistëve, të cilët të gjithë i dhanë fitoren shqiptarit.

Pastaj, Krasniqi pritej që të ankohej te Federata Botërore, por kjo kërkesë ka rënë poshtë nga presidenti i IBO, Ed Levine, që tha se Krasniqi nuk ka ndjekur rregulloren e IBO-së, andaj Bosel mbetet kampion

“Krasniqi nuk ka vepruar në pajtueshmëri me Rregulloret e IBO-së dhe procedurat e Apelit. Po ashtu dhe në kundërshtim me procedurat tona, kanë kryer një ri-poentim të luftës nga gjyqtarë të angazhuar nga vet ata. Bazuar në këtë, IBO e konsideron këtë çështje të mbyllur”, tha ai.

Ndërkohë, ende s’ka pasur ndonjë reagim nga ana e shqiptarit.