Lajme

Kurti nostalgjik, kujton kohën kur ishte student

12/28/2021 11:57
nga:Y I

Hyrja në objektin e Fakultetit Teknik, ngjalli nostalgji për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Korridoret e fakultetit e kthyen Kurtin në kohën kur ai shkonte të shihte rezultatet e provimeve por edhe e ktheu në kujtesë ushtrimet që shkonte bërë të bërë në lëndën e matematikës.

Këto komente Kurti i bëri me të filluar fjalimin e tij në seminarin e dytë shkencor i organizuar nga Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike (FIEK) i Universitetit të Prishtinës.

“Asnjëri nuk jeni të befasuar që sot më kaploi nostalgjia teksa ngjitesha shkallëve të fakultetit dhe më pas teksa ecja këtyre korridoreve në të cilat vinim për të parë shpalljet e rezultateve të provimeve. Ndërkohë mu kujtua që në Fakultetin e Elektroteknikës kam ardhur shumë më herët sesa të bëhesha studentë, si gjimnazist, kam ardhur që të ushtrohem matematikë me detyra të vështira nga asistenti i lëndës së matematikes në atë kohë, Astrit Bardhi i cili na ushtronte neve për garat e asaj kohe. E kur u bëra studentë nuk e kisha mundësinë të vija këtu sepse në qershor t ë vitit 1991 patën dëbuar nga hapësirat dhe objektet universitare e këtu jam rikthyer për të përfunduar fakultetin e elektroteknikes, kompjuterik më shumë se dy vjet pas çlirimit e një vit e ca pas lirimit nga burgu. Ndaj, jam nostalgjik e në veçanti jam nostalgjik sepse e pashë që interieri nuk kishte ndryshuar shumë. Hapësira brenda objektit ishte po ajo e dikurshme që në njërën anë ta bënë më të kollajshme nostalgjinë, dhe në anë tjetër na thërret në përgjegjësi se në hapësirat e universitetit tonë duhet të investojmë më shumë”, u shpreh Kurti.

Abdixhiku: Kur të tjerët merreshin me energjinë, qeveria populiste shpërndate parulla se kemi zhvillimin më të madh në Evropë!