Lajme

Abdixhiku: Kur të tjerët merreshin me energjinë, qeveria populiste shpërndate parulla se kemi zhvillimin më të madh në Evropë!

12/28/2021 11:53
nga:Y I

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka hedhur kritika në drejtim të qeverisë Kurti sa i përket krizës energjitike që ka kapur vendin, raporton Gazeta Blic.

Abdixhiku, ka thënë se Qeveria Kurti nuk është marrë në kohë me paralajmërimet për krizë energjitike gjatë dimrit.

“Kosova është në krizë energjitke, terr, agregatë dhe qirinj. Beri lajm për të keq në media ndërkombëtare. Të gjitha vendet evropiane po përballen me krizën energjitike tani, tek të gjitha këto vende furnizimi bëhet nga kompanitë private. Çdo qeveri në Evropë, dhe nga fqinjët tanë janë marrë me urgjencë me këtë çështje pra që nga korriku. S’kanë hedhur faj, kanë vepruar shpejt dhe kanë bërë zgjidhje. Kosova nuk mund ta bëjë këtë dhe bëhet lajm ndërkombëtar. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë marrë me krizën që herët dhe njëra prej këtyre vendeve ka blerë thëngjill në Kosovë. Qeveria jonë populiste, verës kur të tjerët merreshin me energjinë, ajo shpërndate parulla se e ka zhvillimin më të madh ekonomik në Evropës” tha Abdixhiku raporton Gazeta Blic.