Analisti Adri Nurellari ka komentuar reagimin e kryeministrit Albin Kurti rreth mungesës së rrymës dhe reduktimeve të shpeshta, duke thënë se një gjë e tillë ishte ditur qysh në fillim të vitit.
Sipas Nurellarit, Qeveria ka pasë kohë të blejë rrymë kur çmimet ende ishin të arsyeshme.
Ja postimi i plotë:
Kriza energjetike botërore u paralajmërua që në fillim të vitit, kështu që qeveria e Kosovës ka pasur boll kohë për të lidhur kontrata në një kohë kur çmimet e rrymës nëpër bursa ishin ende të arsyeshme. Është fakt i ditur nga të gjithë që gjatë dimrit prodhimi vendas nuk përballon dot konsumin në rritje e çdo qeveri duhet të përgatitet për import.
Po ashtu ka pasur mundësi që në buxhetin e miratuar në tetor të parashikonte kostot e shtuara të çmimeve ndërkombëtare në rritje dhe të dedikonte fonde për të subvencionuar bizneset apo shtresat sociale që dëmtohen më shumë.
Por ajo që është më e rëndësishme është të theksohen arritjet strategjike në fushën e energjisë për këtë kryeministër të papërgjegjshëm që është i aftë vetëm për demagogji.
Detyroi kompaninë Contour Global që të tërhiqet nga ndërtimi i Termocentralit Kosova e Re me investim 1.2 miliardë euro me kapacitet 500 megavatë.
Bllokoi investitorin strategjik francez “Akou Energy” që kishte marrë miratimin vjet për të investuar në Vushtrri, mbi 110 milionë euro në energji me erë, në kuadër të projektit “Cicavica Ëind Farm 1 L.L.C.”. Mediat kanë raportuar që Akou është zhvendosur në Maqedoni të Veriut.
Bllokoi grantin 200 milionë euro të agjencisë amerikane MCC në për rrjetin e përçuesit të gazit, si dhe projektit për termocentral me gaz natyror që do mbulonte 20% të nevojave të Kosovës.