Sporti

Inter dhe Juventus në “luftë” për sulmuesin italian

12/27/2021 14:19
nga:E K

Inter dihet se ka kohë që vëzhgon sulmuesin e talentuar italian, Scamacca.

Marotta po vëzhgon sulmuesin me kujdes pasi e sheh si idealin për repartin sulmues të ekipit zikaltër.

Por Inter duhet të bëjë kujdes pasi Juventus i është futur “valles” gjithashtu. Pas largimit të Ronaldos Juventus e ka patur të vështirë të gjejë golin.

Cavani, Milik, Aubameyang, Martial dhe tashmë Scamacca, janë emrat që Juventus ka lakuar për sulmin.

Transferimi nuk do të jetë i thjeshtë sepse Sassuolo kërkon minimalisht 40 milion euro për të.

/GazetaBlic Sport/